Policia e Kosovës arreston një sulmues të plagosur në Banjskë, 2 të tjerë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit


Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur për Reporteri.net se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një tjetër që është plagosur është arrestuar.

Rashiq ka thënë se nuk ka informata nëse do të ndodhë dorëzimi i pjesëtarëve të grupit kriminel.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e të dielës, ndërsa janë lënduar dy policë tjerë.

Baby Boo