Policia e gjen burrin që e go*diti gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK’ja


Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke go*ditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai shihet duke i dhënë një god*itje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë.

E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.
“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.

Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkr*iminuar” ka thënë Ahmeti.

Baby Boo