Policia e arreston reperin Fero


Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur më së miri me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare është ​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.”

“Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, tha ai.

Baby Boo