Policia dyshon se aktori i “O sa mirë” bëri vetëvrasje


Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, Art Kurti, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit. Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka ka thënë për KP se nga hetimet e fazës fillestare të rastit, dyshimet çojnë për vetëvrasje.

“Dyshimet e para çojnë për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, tha Gjoka, duke shtuar se trupi i pajetë është marr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për obduksion.

“Patrullat tona menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipin mjekësor kanë konfirmuar vdekjen. Bëhet fjalë për një person të moshës rreth 30 vjeçare dhe pranë tij është gjetur edhe një revole, që çon te një akt vetëvrasje, por hetimet janë në fazën fillestare. Trupi i pajetë është marr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për obduksion”, shtoi Gjoka.

http://www.pacensure.com/2018/04/24/gjendet-i-vdekur-aktori-i-serialit-o-sa-mire/

Baby Boo