Policia del me detaje për vdekjen e zjarrfikësit në Gazi Babë


Një zjarrfikës 47 vjeç nga Shkupi ndërroi jetë pasi që iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore gjatë shuarjes së zjarrit në afërsi të qendrës transite për të huaj, dje rreth orës 16.40.

Me Ndihmën e parë personi në fjalë u dërgua në klinikën Nënë Tereza për dhënien e ndihmës mjekësore. Megjithatë, në 18.30 G.J. ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë.

Nga zjarri u kaplua një sipërfaqe më e madhe me bar të thatë dhe disa kotece të braktisur pëllumbash. Zjarri u shua.

Baby Boo