Policia arre*ston vje*dhësit nga Nerashti!


Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Njësia policore Tearcë, sot (23 Prill) rreth orës 13:15, në një garazh të improvizuar midis fshatrave Nerasht dhe Belovishtë i Tetovës, e kanë privuar nga liria 45-vjeçarin Sh.Sh. nga Nerashti.
I njëjti dyshohet se ka kryer 4 vjedhje të rënda në objektet tregtare (markete) në Tetovë dhe në rajonin e Tearcës, në të cilat ka hyrë me forcë dhe nga ka vje*dhur para dhe një sasi të madhe të produkteve të ndryshme.

I dy*shuari Sh.Sh., gjithashtu me një urdhër arre*sti qendror nga INKP “Idrizovë” në Shkup, kërkohej për vuajtje të dë*nimit me bu*rg prej 3 vjetësh e 28 ditë për veprën “grabitje”.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës ndaj personit Sh.Sh. do të përgaditet parashtresë adekuate.

Baby Boo