Policia arreston tetë persona për drogë, në mesin e tyre dy fëmijë nga Shkupi dhe Tetova


Policia arrestoi gjashtë persona në Shkup në mesin e të cilëve njëri është fëmijë nën moshë 18 vjeçare. Po ashtu edhe në Tetovë, policia për drogë arrestoi një person dhe një të mitur nën moshë 18 vjeçare.

“Dje në ora 21:50 në Tetovë, policët arrestuan G.S (36) dhe një të mitur për drogë”, thuhet në raportin policor të MPB-së.
Në Shkup arrestimet janë në disa lokacione.

“Dje në ora 21:25 para një kazino në Gjorçe Petrov, zyrtarët policorë arrestuan F.A (33) nga Shkupi për drogë. Në ora 20:35 në Qendër, policët arrestuan një të mitur nga Shkupi për shkak se tek ai është gjetur marihuanë. Në ora 1:15 në Aerodrom të Shkupit, policët arrestuan A.T (21) nga Shkupi për drogë. Në ora 2:00 në Karposh, policët arrestuan M.B (27) dhe S.I (21) nga Shkupi për drogë. Po ashtu në ora 23:50 në Gjorçce Petrov zyrtarët policorë arrestuan H.P (20) nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Baby Boo