Policia arreston një maqedonas që mbante armë dhe uniformë të “Vëllazërisë krishtere”


Policia të shtunën ka arrestuar në qendër të Shkupit një paramilitar maqedonas. Gjatë kontrollit rutinor të një veture BMW rreth orës 15, në bulevardin Aleaksandar Makedonski në Shkup, është gjetur armë-revole, 43 plumba nga 9 mm dhe 15 plumba 7.6 mm. Veturën e ka drejtuar një 53 vjeçar, banor i Shkupit, shkruan Gazeta Lajm.

Me kërkesë të prokurorit publik dhe pëlqim të gjykatës kompetente, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur pajisje, uniforma me logo të organizatës “Vëllazëria Krishtere”, maska, thika, futrollë për karikatorë, thikë, dylbi dhe pajisje tjera./PC

Baby Boo