Policia arreston ngasësin e veturës tjetër të përfshirë në aksidentin fatal në Arbëri


Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 43-vjeçarit në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në Prishtinë.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se ngasësi i veturës tjetër të përfshirë në të njëjtin aksident është arrestuar pas rastit, raporton Gazeta Express.

Viktima, sipas PK-së po ngiste një veturë “Golf V” me targa të huaja, ndërsa i arrestuari një “Golf IV” me targa vendore. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë.

Ky është njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë saktësisht në lagjen Arbëria, ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një Golf V me targa të huaja.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person , (ngasësi i automjetit Golf V) i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës:

 B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV :

 A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor.

Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-arreston-ngasesin-e-vetures-tjeter-te-perfshire-ne-aksidentin-fatal-ne-dragodan-563917/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo