Policia arreston dy persona nën dyshimin se kërcënuan Kajtazin pas deklaratave për Grupin e Kumanovës


Sot gjatë ditës janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi, pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.“Rastit qe po i referoheni, mund t’ju konfirmoj se me urdher te prokurorit te shtetit, jane ndaluar ne kohezgjatje prej 48 oresh dy persona”, deklaroi ajo.Kajtazi u ka dërguar letër në adresë të Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici.“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze.Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.Asociacion i Gazetarëve të Kosovës i ka dënuar fuqishëm këto kërcënime dhe e ka ftuar Policinë që të ofrojë siguri për gazetarin Kajtazi dhe për të afërmit e gazetarit.Ndryshe, Kajtazi kishte deklaruar se Grupi i Kumanovës është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar në Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë.Sipas Kajtazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pasur hetim se si ky grup kishte planifkuar të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë, për ta nxjerr nga burgu Bedri Krasniqin.Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udhëtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtinës dhe takimet që ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Isa Mustafën, e nga të cilët kishte kërkuar ndihmë, meqë vetë Ahmeti ishte vënë në dijeni se një grup i armatosur nga Kosova po sillej nëpër Maqedoni.

Baby Boo