Policia arreston burrin që goditi me grushta të moshuarin në Prishtinë


Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen në rrugën C në kryeqytet.
Menjëherë pas këtij rasti, Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar personin në fjalë që shfaqet duke rrahur të moshuarin.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Policia.

Tutje theksohet se personi i dyshuar A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

Baby Boo