Policia arreston 12 valltare në një lokal nate në Zhelinë


Gjatë kontrollit në një lokal nate i cili gjendet në rrugën regjionale Tetovë-Shkup, në fshatin Zhelinë mbrëmë policia ka arrestuar 12 shtetase të huaja, transmeton Almakos.

Ashtu si përmendet në buletinin policor, mbrëmë në periudhën nga ora 23.00 deri në ora 02.30 zyrtarët policor nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në një lokal nate që gjendet në rrugën regjionale Tetovë-Shkup, më saktësisht në fshatin Zhelinë, lokal në pronësi të Z.S. nga fshati Zhelinë.

Në objekt janë gjetur 12 shtetase të huaja, prej të cilave 11 nga Shqipëria dhe një nga Kosova të cilat janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/

Baby Boo