Policia arr*eston një person, u paraqit rre*jshëm si polic dhe kërkoi 30 mijë euro


Një person është arr*estuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka ma*shtruar duke u prezantuar si zyrtar policor.
Përmes një komunikate Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka ma*shtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (he*tues në kr*ime ekonomike), me qellim të përfitimit material.
“Ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje t’i rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte t’i jepte ry*shfet në vlerë prej 30,000 €uro (tridhjetë mijë euro)”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:
Sot me datë 24.05.2021, Policia e Kosovës, konkretisht he*tuesit e Drejtorisë për he*timin e kr*imeve ekonomike dhe ko*rrupsionit (DHKEK) kanë arr*estuar në flagrancë të dyshuarin me iniciale (Xh.P) nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat pe*nale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar “ specifikuar sipas kodit pe*nal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari në vazhdimësi i ka ma.shtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (he*tues në kr*ime ekonomike), me qellim të përfitimit material.
Ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke he*tuar disa lëndë të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje ti rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte ti jepte ryshfet në vlerë prej 30,000 €uro (tridhjetë mijë euro).

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve relevante sot me datë 24.05.2021 ka ndërmarr një sërë veprimesh profesionale duke zbatuar edhe urdhëresën e gjykatës kompetente, ku është bërë simulimi i veprës pe.nale, me që rast është kryer dhënia e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000€ euro (njëmbëdhjetë mijë euro), ndërsa i dyshuari ka kërkuar edhe mjete tjera që ti pranojë gjatë dy ditëve në vijim.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe i njëjti me urdhër të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Baby Boo