Polici shqiptar më shpëtoi nga ekzekutimi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë


Shkruan: Demë Shehu

Natën e 9 majit – 2015, afër ambulancës së Lagjes së Trimave në Kumanovë ku qëndronin autoblindat, një polic sllavomaqedon kërceu nga autoblinda me pistolet në dorë dhe deshi të më ekzekutonte aty në asfalt, me plumb në kokë! Aty i doli para një polic shqiptar, i cili qëndronte pranë nesh dhe rrufeshëm ia kapi pistoletën, duke më mbrojtur me jetën e tij. U përlesh me policët sllavomaqedon dhe u bë mburoja jonë.

Nuk e njoh si duket, nuk ia di as emrin e as mbiemrin por vetëm e di që ishte SHQIPTAR me kuptimin e plotë të fjalës, duke e rrezikuar jetën e tij e për ta mbrojtur timen.

Çdo ditë, gjithë këto vite kam menduar për atë skenë dhe jam interesuar ta kuptoj se kush është ai Hero.

“Vëlla i dashtun, kudo që të jesh, paç bekimin e Zotit”.

Një pjesë rrëfimit dêshmi të Demë Shehut nga Grupi i Kumanovës që po vuan burgun për ngjarjet e 9 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Baby Boo