Polici përgj*ak me shufër metalike një 19-vjeçar në Mitrovicë, doli në “orë policore”


Dhu*na policore, e cila u intensifikua u bë temë aktuale së fundmi në Shqipëri, ka shpërthyer e eskaluar edhe në Mitrovicë.
Një 19 vjeçar me iniciale Sh.B është përgj*akur pasi i janë shkaktuar pl*agë e të çara në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.
E gjithë ngjarja ndodhi kur sot rreth orës 5:00 (mëngjes i hershëm), 4 djem vushtrrias ishin ndalur nga 2 zyrtarë policorë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë dhe ishin udhëzuar të shkojnë në shtëpi pasi akoma ishte “ora policore”.

4 të rinjtë, që kishin kaluar natën pranë një zjarri tek ky liqen, meqë nuk kishin gjetur transport për kthim në shtëpi pas orës 19:00, thonë se kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin.
Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dh*unë fizike mbi ta. Vik*tima që u përgj*ak thotë se iu bind policit, por pavarësisht kësaj ai e go*diti.
“Ne e kemi fikur zja*rrin dhe jemi nisur për shtëpi dhe me pas kemi kaluar rreth 20 m, njëri prej tyre ka kërkuar që të vrapojmë. Menjëherë pas kësaj, ka filluar të na go*das, ashtu që fillimisht njërin prej shokëve të mij e ka go8ditur me shkelm në shpinë, tjetrin në këmbë, pastaj ka nxjerr shufrën metalike dhe më ka go*ditur në këmbën e majtë, pastaj dorën e majtë dhe derisa ishte duke më go*ditur, i kam thënë mos më go*dit, e pas kësaj, ka vazhduar me go*ditje disa herë në kokë, me shufër metalike, me ç’rast më ka shkaktuar pl*agë dhe ka filluar gja*kderdhja.”, ka thënë Sh.B për.

Djali thotë se, ndonëse i gja*kosur, Policia e la ashtu në rrugë. Ai thotë se ka shkuar vetë në emergjencë dhe pastaj është shoqëruar në Stacion nga i njëjti polic që pretendohet se e kishte rra8hur, ku është mbajtur deri në ora 12:00.
“I gja*kosur, mezi kam arritur të shkoj në Emergjencë, ku më është ofruar ndihma e parë dhe personeli mjekësor e ka ftuar policinë”, ka shtuar ai.
E se personi ka qenë në Emergjencën e Mitrovicës, e konfirmojnë dokumentet që ka siguruar gazeta. Aty evidentohen edhe pla*gët.

Gazeta ka pyetur Policinë e Kosovës, e cila e ka konfirmuar se ka pasur një rast në këtë lokacion dhe, sipas Avni Zahitit, ai është cilësuar si “pengim i personit zyrtar”. Megjithatë, Zahiti e konfirmon se rastin e kanë marrë Inspektorati Policor, pasi 19 vjeçari është ankuar për dhunë.
“Rreth orës 4:00 të mëngjesit ka ndodhur një rast që ëshjtë inicuar “pengim i personit zyrtar”. Bëhet fjalë për një 19 vjeçar që është shoqëruar në Polici. I dy*shuari është liruar me urdhër të prokurorit. I dyshuari ka paraqitur ankesë dhe rastin e kanë marrë IPK-ja”, ka thënë Avni Zahiti.
Ndërkohë, vi*ktima ka thënë se nga dh*una po ka probleme edhe tani. Ai ka deklaruar se para pak momentesh është drejtuar në Spitalin e Vushtrrisë, për shkak të kokëdh*imbjes së padurueshme e pamundësisë për të fjetur, si pas8ojë e go*ditjeve me sh*ufër metalike.

Baby Boo