Polici përballet me të bijën/Vajza: Të të vijë turp! Babai: E ka mësuar e ëma…(VIDEO)


Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News24’ është trajtuar dje historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen.

Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e dhunonte dhe e braktisi burri. Ajo tha se ishte viti 2000 kur lidhi martesë me ish-bashkëshortin, një djalë nga fshati Lesnaj i komunës Përparim.
Nuk zgjati shumë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së pare nisi dhe problematika midis tyre. Ai në radhët e uniformave blu e ndërsa Mirela një shtëpiake e dhunuar. Ajo tha se është divorcuar nga ish-burri në 2010-ën.

Ndiqeni emisionin e plotë më poshtë:

Baby Boo