Polici merr në pyetje 80 vjeçarin për El Chekën


Që nga fillimi i paraqitjes së bombave nga Sheqerim Ahmedi, tashmë i njohur si El Cheka, kemi parë shumë reagime skandaloze nga ana e qeverisë. Skandali i rradhës ka të bëjë me një polic nga fshati Sërbicë të Kërçovës (emri i te cilit eshte i njohur per redaksine) , i cili së bashku më disa kolegë të tjerë ka shkuar në shtëpinë e Qelebi Hasanit, i po të njëjtit fshat, përkrahës i El Chekës dhe kanë shqetësuar babain e tij 80 vjeçar duke e marrë në pyetje për djalin e tij dhe El Chekën. Polici ka arsyetuar veprimin e tij duke pretenduar se kanë parë Qelebi Hasanin në Kërçovë, ndërsa ai është rezident në SH.B.A. Kjo sjellje e paarsyeshme e policit ka shqetësuar dhe frikësuar shumë 80 vjeçarin.

Polici në fjalë nuk është i përmendur vetëm në këtë rast, për të ka pasur shumë ankesa nga ana e qytetarëve për keqpërdorim të detyrës./InfoMagazin/

Baby Boo