“Polici më shkeli protezën në këmbë, eprori më kërc*ënoi”, Ish-veterani i UÇK’së rrëfen për arr*estimin nga policia


“Polici më shkeli protezën në këmbë, eprori më kërc*ënoi”, Ish-veterani i UÇK’së rrëfen për arr*estimin nga policia
Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arr*estuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.
Fazliu tregon se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i lu*ftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se gjatë arr*estimit nga policia, ai ka pësuar probleme shëndetësore.

Ai ka deklaruar se pas rrë*zimit nga ana e policisë, ai ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë pr*angat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.
“Ju kam thënë 3-4 herë mi qitët prangat kujdes tani, po nuk kanë pas kujdes. I kam pyet se çfarë ju bëra, më ka thënë mbylle gojën se ja u hoqa krytë dhe nuk kam thënë asnjë fjalë. Kur jam rrëzuar unë kam pasur probleme me boshtin kurrizor. Ndërsa, i lidhur me pr*anga policia ma ka shkel protezën me gju”, ka deklaruar ai.

Fazliu ka treguar se proteza që ka në këmbë i është krisur, andaj edhe nuk mund ta përdorë më shumë se një javë.
“Unë kur jam kthyer te shtëpia e kam parë se proteza është e krisur, kjo nuk është më funksionale. Ndoshta edhe 1 javë mund ta përdor”, ka thënë ai.
Ndërsa, maltretimi i tij thotë se nuk ka përfunduar me kaq.
Me të mbërritur në stacionin policor në Prizren, ai thotë se është kërc*ënuar nga eprori.

“Bujar Sahitaj më ka kërc*ënu. Kam dëshmitarë edhe policë. Unë e kam kuptuar se ata po më njohin dhe e kanë ditur se kush jam. Eprori më ka thënë se çfarë hamamin po lyp në Prizren. Mendova që po më njeh. I thash se nuk po të kuptoj. I thash më fal se paskam dit që nuk kam marrë leje. Kjo ke diçka e pakonceptueshme për mua”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, Fazliu ka kritikuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën.
Ai ka thënë se Sveçla e ka paragjykuar atë dhe se ka treguar se ai ka tendencë për t’i frikësuar ata që nuk e mbështesin.

Baby Boo