Polici i Kosovës: “Një polic mund të lihet pa bukë, ama deputeti pa karburante kurrsesi jo”


Publikimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të kuvendit të cilat janë subvencionuar nga buxheti i shtetit ngjalli reagime të shumta si nga politikanët e vendit ashtu edhe nga qytetarë të shumtë.

Ndër ta është edhe polici nga Prishtina, Amir Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dallim nga deputetët “paratë e shujtave për policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë edhe pse na takojnë me ligj, me arsyetimin të mungesës së buxhetit”.

“Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit”, ka shkruar Hoxha.

Tutje ai ka thënë se rezervat e karburantit të deputetëve të cilët në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje e që sipas tij janë më primare.

…”por besa s’paskan pas faj se rezervarët e karburantit te deputetëve që ne emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje , qenkan më primare. Një polic mund të lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kurrsesi jo . Turp ju qoftë , prap dora jonë do ju ndëshkojë o të shkretë”, shkruan ndër të tjera ai

Baby Boo