Polici dhunon qytetarin në “Rrugën e Plasitkave”, çfarë ndodh më pas?! (VIDEO EKSLUZIVE)

Banorët që jetojnë në bulevardin ‘Nikolla Karev’ apo siç njihet në opinion ‘Rruga e plastikave’ po përballen me problemin e funksionimit normal përgjatë trotuareve dhe hyrje-daljeve nga shtëpitë e tyre, ngaqë shitësit e papërgjegjshëm kanë uzurpuar trotuarin bashke me hyrjet e banorëve.

Një ndër banorët që përballet me këtë problematikë është edhe B.A, të njëjtin i pamundësohet hyrja në shtëpinë e tij, nga shitësit e zonës!

B.A ka paralajmëruar disa herë shitësit që t’i largojnë produktet nga hyrja. Në njërën nga ditët pas kritikave që shqipton B.A për shitësin, pëson dhuna. Shitësi godet B.A-në, më pas shitësi thërret vëllain  e tij polic F.I, i cili del nga vetura dhe godet brutalisht B.A-në.

Kalimtarët e rastit lajmërojnë menjëherë ambulancën ku e marrjen B.A të cilit i janë shkaktuar lëndime të  rënda.

Për masat të cilat janë marrë ndaj policin dhunues nga njësiti special EBR, F.I Ministria e Punëve të Brendshme për Pa Censurë dha këtë deklaratë: “Pjestarit të policisë F.L. i është shqiptuar Procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 12 të Ligjit kundër rendit dhe qetësisë publike. Me urdhër të Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, prestarit të policisë i është marrë arma zyrtare dhe municioni dhe është ngritur procedurë për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore përpara Komisionit përgjegjës. Nga ana e Departamentit është kërkuar që të kryhet kontroll të detyrueshme psikike dhe psikologjike për personin F.L”

Teksa banorët vazhdojnë të kërkojnë çlirimin e hapësirave publike, ata kanë dorëzuar edhe peticion deri tek Qyteti i Shkupit.

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu thotë se po merren masa për të çliruar hapësirat publike. Në deklaratën e tij ai tha: “Jemi ne dijeni për kaosin edhe ne “Rrugen e plastikave” edhe për rrugën “Cvetan Dimov”për momentin kemi përforcuar prezencën e policisë në keto pjesë” tha Saliu, ai gjithashtu shtoi se për aksionin e radhës do të informohet opinioni.

Më poshtë keni edhe videon e goditjes si dhe peticionin e dorëzuar./PaCensurë