Policëve që u dështoi arrestimi i Radoiçiqit ishin serbë (VIDEO)


Milan Radoiçiq, nga Serbia deshi të hyjë në Kosovë, përme spikës kufitare në Bërnjak, por posa kuptoi se po kuptoi se ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës, u kthye mbrapsht për në Serbi, duke i ikur arrestimit. Inspektorati i Policisë, ka suspenduar tre policë që ishin në detyrë kur ka ndodhur rasti, dhe që të tre janë të nacionalitetit serb.

Radoiçiq, po kërkohet nga drejtësia kosovare pasi dyshohet për disa vepra penale, por edhe pse ishte pothuajse në dorë të policisë, ata nuk arritën ta arrestojnë.
Policia deklaroi se të enjten pasdite, Radoiçiq u ndalua nga policia kufitare për kontroll në kufi, por kur iu kërkua ta parkojë veturën, në vend që të ndalonte, ai iku prapa në territorin e Serbisë, raporton televizioni publik.

Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një polici, të gjithë të nacionalitetit serb.
Për rastin, reagoi Lista Serbe ku thanë se tentimet për arrestimin e Radoiçiqit janë të pa baza dhe se institucionet e Kosovës po tentojnë të largojnë Listën Serbe nga skena politike.

Ditë më parë, prokurori i prokurorisë themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, përfshiu në listen e ndalimit të Milan Radoiçiqt për rastin “Brezovica”.
I njëjti urdhëroi hetimet për dyshimet e mosfunksionimit të disa kamerave të sigurisë, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.

“Informacionet fillestare i kemi se kamerat nuk kanë funksionuar në kohën e arratisjes. A ka qenë defekt i mëhershëm apo i tanishëm, për momentin nuk e dimë”, thuhej në përgjigje.
Kjo nuk është hera e parë që Radoiçiqi i ka ikur prangave të Policisë. I njejti edhe në vitin 2018, arriti të arratisej, atëherë kur kërkohej si i dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Baby Boo