Policia e zbaton urdhërin e Haradinajt. E ndalon Vuçiqin që të futet në Drenicë


Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf.

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Baby Boo