Pogba bën Iftar gjatë ndeshjes kundër Romës: Allahu na ndihmon të agjërojmë dhe të luajmë!


Paul Pogba ishte një nga lojtarët më të mirë për Manchester United në fitoren 6-2 ndaj Romës, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Europa League. Një fakt mbresëlënës është se ai vrapoi më shumë se 10 kilometra edhe pse agjëronte gjithë ditën.

Pogba agjëron çdo ditë të Ramazanit, dhe kështu ndodhi dhe dje. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Romës, Pogba në një moment shkoi pranë pankinës për të ngrënë iftar. Pasi mbaroi së ngrëni ai u kthye menjëherë në lojë.
Megjithëse kamerat televizive nuk regjistruan ato pak sekonda, Manchester United publikoi sot ​​fotot të mesfushorit francez duke ngrënë iftar.

Pas ndeshjes, gazetari i BT Sport, Reshmin Choëdhury e pyeti Pogba-n se si ai arrinte te agjëronte tërë ditën dhe të luante për 90 minuta.
“Allahu na ndihmon të agjërojmë dhe të luajmë”, u përgjigj Pogba.

Baby Boo