Poezi nga Emine Bajrami për hafizen viktimë e rrymës


Hafize e dashur
motra Mirafet
seç na i dridhe zemrat
u nise për ahiret.

Bartëse e Kuranit
besimtare e përkushtuar
bashkë me nënën tënde sot shkove
në botën e amshuar.

Na mërzite aq shumë
lotët nuk na thahen
cila zemër do pranonte
nga ti që të ndahet!

Ehh nëna yte, edukatorja shembullore
shoqet tua i donte aq shumë i mbante për dore
Allahu ju pranoftë si shehide nënë e bijë
u kënaqëshit bashkë, në Xhennetet e Tij!

Emine Bajrami

Baby Boo