Podujevë: Përleshje e armatosur,1 person ka humbur jetën dhe disa të plagosur


I plagosuri mbrëmë nga të shtënat me armë në Podujevë ka ndërruar jetë në QKUK.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në intensiv”, ka thënë shkurt ai për redaksinë.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë. Ku për pasojë, njëri edhe ka vdekur, ndërsa, tjetri është në gjendje të rëndë.

Ndërsa, Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.

Baby Boo