Po voziste nën ndikimin e alkoolit, shoferi përplaset me një shtyllë elektrike


Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit po voziste veturën e tij, duke goditur më pas një shtyllë elektrike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendimin e prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, sipas raportit policor 24 orësh.
‘’ Mitrovicë Veri 19.09.2020-22:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nën ndikim të alkoolit, ka goditur jashtë rruge një shtyllë elektrike. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor deri në këndellje, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.’’

Baby Boo