Po shqyrtohet rritja e rrogave të mësimdhënësve për 12 për qind, nxënësit nesër në shkollë?


Në ora 16:00 kanë vazhduar bisedimet e SASHK-ut me Qeverinë mbi kërkesat për rritje të pagave në arsim. Këtë e bëri të ditur Kreu i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov përmes rrjeteve sociale. Ndryshe, punonjësit në arsim kanë hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Qeveria më herët ka ofruar rritje të pagave për 10 për qind, ndërkaq e njëjta ofertë është refuzuar nga SAShK.m

Burime nga SASHK thonë se tani po shqyrtohet mundësia për rritje të pagave të mësimdhënësve për 12 ose eventualisht maksimum 14 për qind, kundrejt 18.4 për qindve që kërkon SASHK-u dhe me kete rriten gjasat për gjetjen e zgjidhjes gjatë ditës së sotme dhe kthim të nxënësve në shkolla ditën e nesërme.
Qëndrim zyrtar për këtë çështje pritet pas takimit.

Baby Boo