PO PLANIFIKONTE PËRDHUNIMIN E DY FËMIJËVE 5 VJEÇ ME TË DASHURIN E FSHEHTË, ARRESTOHET NËNA


Një nënë dhe i dashuri i saj i fshehtë janë dënuar me afro 50 vite burg nga Gjykata në Angli.

Sipas mediave të huaja, bashkëshorti kishte parë mesazhet e tmerrshme të gruas së tij me të dashurin, ku ata flisnin për përdhunimin e djalit dhe vajzës 5 vjeçare, dhe menjëherë i ka ndenoncuar në polici.

Mësohet se në celularin e nënës janë gjetur mbi 12 mijë mesazhe si dhe foto të dy të miturve, me të dashurin e saj të fshehtë.

Gjykata është shprehur se i dashuri i gruas kishte një fantazi të “çoroditur” seksuale, ndërsa planifikonte që së bashku me 30 vjeçaren t’ i jepnin drogë vajzës në momentin kur ta ushqenin dhe pastaj të abuzonin seksualisht me të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Portsmouthit në Angli, ndërsa falë bashkëshortit, dy fëmijët i shpëtuan abuzimit.

Gjykata dënoi me 22 vite burg nënën dhe 25 vite të dashurin e saj, ndërkohë që hetuesi që është marrë me rastin dhe që ishte i specializuar në rastet e abuzimit të fëmijëve, është shprehur se ato ishin fotografitë më neveritshme të jetës së tij.

Baby Boo