Po përgatiteshin të mbillnin hashash, arrestohen dy vëllezër në Skrapar

Dy persona janë arrestuar teksa jaën sekuestruar armë, municione dhe fara bimësh narkotike në Osojë të Skraparit.

Baby Boo

Pas një hetimi një mujor të policisë së Beratit, janë vënë në pranga dy vëllezërit, Kalem Muçaj, 51 vjeç dhe Elmas Muçaj 41 vjeç, nga Osoja.

Hetimet zbuluan se dy vëllezërit kishin armë zjarri dhe po përgatiteshin të kultivonin hashash.

Në shtëpitë e tyre u gjetën 69 fara bimësh Cannabis Sativa, dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku, 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.