“Po përgatiten protokolle për mësim me prani fizike”


Kryeministri Zoran Zaev është shprehur për rikthimin e nxënësve në bankat shkollore nga shtatori .
“Mendoj se kjo mënyrë e cila po zbatohet, ndikon keq në shkollimin e fëmijëve tanë” ka thënë Zaev .
Mbyllja e përkohshme e shkollave do të ishte një plan B në rast se situata do të ishte përkeqësuar, por për momentin kryeministri konsideron se rënia e ndjeshme e numrit të rasteve të reja dhe vaksinimi do të ishin bazë e mirë për fillimin e mësimit me prani fizike.

Zaev tha se pavarësisht qëndrimit të tij për hapjen e shkollave, fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i cili merr vendim në bazë të pasqyrës epidemiologjike dhe parametrave të tjerë të cilët janë të rëndësishëm.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse së bashku me Ministrinë e Arsimit është duke përgatitur protokoll për kthimin e nxënësve në shkolla nga 1 shtatori.

Baby Boo