Po ndizet atmosfera, Shkurte Fejza do të këndojë “Mora fjalë” në Air Albania


Atmosfera në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të jetë tepër emocionuese dhe elektrizuese. Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza do të këndojë këngën më të famshme të tifozave kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

E ftuar speciale për këtë ndeshje, këngëtarja Shkurte Fejza do t’ju bashkohet 22 mijë tifozëve që do të jenë të pranishëm në arenë për të parë duelin kualifikues për Euro 2024, me këngën e saj të njohur që është kthyer tashme në himnin e kuqezinjve në çdo ndeshje të kombëtares.

Këtë e ka konfirmuar menagjeri i këngëtares, Hajrush Behluli, njëherësh bashkëshorti i Shkurte Fejzës.

Ai ka thënë se tashmë Shkurte Fejza është në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po, ne tashmë jemi në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shkurte Fejza do të këndojë në stadium me këngën “Mora Fjalë”.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë pritet të fillojë në orën 20:45.

Baby Boo