Po ndërtohet koalicion opozitar. Kasami: Po punojmë ta dërgojmë Ali Ahmetin në shtëpi!


E sa i përket 21 vjetorit të BDI-së në Tetovë ka folur edhe kryetari I kësaj komune Bilall Kasami I cili shprehet se nuk kanë qenë të ftuar në këtë manifestim por edhe po të ishin, qëllimi i tyre nuk është t’a mbështesin BDI-në por ta dërgojnë në opozitë. Sipas Kasamit, Besa dhe koalicioni opozitar që po e ndërtojnë me partitë tjera, qëllimin do ta kenë që lideri iBDI-së Ali Ahmeti, të ikë më në shtëpi!

“Ne po punojmë me gjithë angazhimin tonë, strukturimin e Lëvizjes Besa, koalicionin e gjerë opozitar që po e ndërtojmë, që BDI-në ta çojmë në opozitë. Nuk ka të bëjë me bojkotim, ne kemi thënë se Ali Ahmeti duhet të shkojë në shtëpi sepse boll e ka më në politikë!”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Baby Boo