Po gërmonin për ujë në pus, humbin jetën tre persona


Shkon në tre numri i viktimave në Berat. Tre qytetar që kishin mbetur në pus janë gjetur pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dushnik të Beratit.

Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca dhe makina policie, për të nxjerrë trupat e viktimave. Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona. Raportohet se viktimat janë Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi.

“Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”, njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.

Baby Boo