Plumba gome dhe gaz lotsjellës, përleshje gjatë homazheve për XXXTentacion (FOTO)

Ditë më parë është vrarë me të shtëna të armëve reperi i talentuar amerikan, XXXTentacion.

Qindra fansa të reperit kanë bllokuar një rrugë të qytetit të Los Angelesit, por e cila u lirua pas të shtënave me armë në ajër të policisë.

Baby Boo

Në fakt, këta të fundit disa prej të pranishmeve i qëlluan me plumba gome dhe hodhën gaz lotsjellës në mënyrë që turma të shpërndahej.

Fansat u mblodhën rreth orës 20:00 të ditës së djeshme (sipas kohës lokale amerikane) dhe kishin për qëllim të bënin homazhe dhe për të nderuar për herë të fundit 20-vjecarin.

Ata mbanin fotografi të ndryshme të reperit si dhe qirinj ndërsa thërrisnin emrin e tij duke hipur mbi vetura dhe banesa në Melrose Avenue.

Disa anëtarë të turmës së zhurmshme kërceu edhe nga çatitë tek njerëzit që qëndronin më poshtë.
Theksojmë se reperi ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa të dhënat e para thonë se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr në drejtim të artistit.