Pllaka e Nënë Terezes me mbishkrimin edhe në shqip në sheshin e Shkupit


NË sheshin qendror të Shkupit ku është pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, për here të pare është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe.

Kjo pllakë është e vendosur në pjesën qendore të kryeqytetit, aty ku më parë ka qenë shtëpia e Familjes Bojaxhiu, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, përcjell INA.

“Beteja për vendosjen e dinjitetit në vendin e duhur, po ndodhë me rikthimin e shenjave identifikuese e civilizuse , siç mund të jetë gjuha. Ky rikthim po ndodhë në 40 vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza- QYTETARE NDERI e Shkupit (1980), duke hapë një kapitull të ri në betejat tona kulturore e shoqërore, aty ku edhe duhet të realizohet barazia e plotë e njerëzve të këtij nënqielli.”, ka nënvizuar publicisti Emin Azemi.

Sipas tij, ITSHKSH dhe drejtori Dr. Skender Asani, qëndroi me dinjitet në ballë të kësaj beteje, duke rikonfirmuar në praktikë arsyeshmërinë e themelimit të Departamentit për studimin dhe nderimin e Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, institucion i parë kërkimor ky në botë që merret në mënyrë të përkushtuar me studimin e figurës dhe veprës së Nënë Tereze.
“Në Sheshin qendror të Shkupit po troket jehona e historisë së lavdishme Dardane.”, ka shkruar Azemi.

Pllaka e shkruar në shqip është bërë me një mbështetje nga nënkryetari i Qytetit të Shkupit, biznesmeni Enver Maliqi.

Baby Boo