Plazhet e Ohrit dhe Strugës përballen me mungesën e shpëtimtarëve


Edhe këtë verë, gjysma e bregut të liqenit të Strugës nuk ka shërbime të shpëtimit.  Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për plazhe që nuk kanë koncesionerë, edhe pse gjashtë më të mëdhatë kanë shërbime të shpëtimit. Dhimbje koke më të mëdha edhe këtë verë u krijojnë anijet me pedale të cilat, edhe krahas vendimit të autoriteteve lokale në Strugë se nuk do të lejohen më, kamera e Alsat përsëri ka regjistruar një numër të madh të tyre. Është e qartë se ndalimi për përdorimin e tyre nuk zbatohet.

Në Strugë këtë vit, janë shpërndarë 22 shpëtimtarë. Shumica e ndërhyrjeve janë për shkak të prerjeve dhe valëve të nxehtit si dhe për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Kemi shumë fëmijë të humbur, kështu që prindërit nuk mund t’i gjejnë dhe ndihmë kërkojnë tek ne. Në këtë plazh jemi dy shpëtimtarë, njëri mbetet në pikat e vrojtimit ndërsa tjetri patrullon me fëmijën dhe përpiqen t’i gjejnë prindërit apo fëmijën si duket dhe sa vjet i ka. Kishte një vajzë që u rrokullis me gomë pranë plazhit, ndërsa prindërit ishin të shtrirë dhe për fat të mirë e vërejtëm”- deklaroi Zhive Veliqiçeki- Shpëtimtar.

Në Strugë deri më tani ka pasur rreth 10 ndërhyrje për shpëtim dhe më shumë se 500 raste për dhënien e ndihmës së parë. Në Ohër, ku 30% e plazheve janë pa shpëtimtarë, deri më tani ka pasur 15 ndërhyrje për shpëtim dhe më shumë se 600 ndërhyrje për dhënien e ndihmës së parë. Javën e kaluar, një djalë 20 vjeçar nga Kumanova u mbyt në një plazh të pasiguruar në Ohër, duke kërcyer nga anija me pedale.

Baby Boo