Plazh në shtator! Bregdeti i Durrësit i mbushur me pushues, ende vijnë turistë


Plazhi i Durrësit vazhdon të ketë një fluks turistësh edhe në muajin shtator.

Plazhet janë të mbushur me pushues të cilët më shumë i përkasin moshës së mesme dhe të tretë, për të shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë pranë bregut të detit. Krahasur me shtatorin e vitit të kaluar numri i hyrjeve në portin e Durrësit është rritur, ku të shumtë janë edhe turistët që pëlqejnë sitet kulturore.

Nëse moti vazhdon të qëndrojë i ngrohtë, sezoni i plazhit do shtyhet deri në muajin tetor. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë futur në vendin tonë nga porti i Durrësit 1400 turistë dhe 713 automjete.

Baby Boo