“Plasin” bombat në Maqedoni, 4 përgjime të reja për Zoran Zaev


Pas publikimit të përgjimeve të djeshme për liderin e VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, sot janë publikuar katër përgjime të reja në te cilat siç thuhet një nga bashkëbiseduesit është lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Në incizimin e parë dëgjohet se si bashkëbiseduesi jep vlerësime se LSDM do të humb zgjedhjet. Në një tjetër incizim dëgjohen edhe kërcënime për biznesmenin, Orce Kamçev.

Në njërën prej “bombave” ata flasin për PSP-në dhe Orce Kamçev. Në një tjetër bisedë përmendet një emër “Chaush”, Zahir Beqiri-Çaushi dhe gjithashtu gjoja se zëri i Zoran Zaevit flet për VMRO-DPMNE, d.m.th që ai nuk beson se dikush do të votojë përsëri për ta pas 11 vjetësh.

Në një prej “bomba” të dala në media dëgjohet një rrëfim i Zoran Zaevit se materialet audio të përgjuara në mënyrë të paligjshme nuk ishin as të sigurta dhe as ishin pronë e partisë. Bashkëbiseduesi e pyet Zaevin pse nuk i besoi dhe i dha bisedimet Çaushit. Ai u përgjigj se kjo ishte e domosdoshme në mënyrë që ata që ishin në gjuhën shqipe të përktheheshin dhe të ishin në gjendje të godisnin Ali Ahmetin.

Për këtë arsye, në opinion Çaushi dhe bombat e tij kanë filluar të konsiderohen si shkaku që e ndau Ali Ahmetin nga koalicini gati 10 vjeçar me Gruevskin. Ai me preajrdhje është nga fshatrat e Kumanovës, kurse ishte arrestuar pak para rënies së qeverisë së kaluar.

Lidhur me publikimin e përgjimeve ka reaguar LSDM-ja. “Revolta në VMRO-DPMNE është aq e madhe sa që përmes regjistrimeve të paligjshme ata po konfrontohen brenda tyre, dhe pavetëdije po promovojnë politikat e Zoran Zaev dhe LSDM-së. Në audio bisedat, Zoran Zaev konfirmon kategorikisht se nuk ka biseda që i janë dhënë dikujt apo kujtdo tjetër përveç PSP-së.

Bisedat konfirmojnë se shoqëria civile është mbështetësi më i fortë i drejtësisë, luftës kundër regjimit dhe konceptit te një shoqërie për të gjithë, në krahasim me politikat e ndarjeve, nacionalizmit dhe krimit, dhe kjo është një nga dhimbjet më të mëdha të regjimit DPMNE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Baby Boo