Plas she*rri në dasmë, kushërinjtë go*diten me thi*ka


Një sherr mes kushërinjve në një dasmë është shënuar mbrëmjen e sotme në Bathore. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se është dashur ambulanca, që të plagosurit të dërgoheshin në spital. Nga sherri mes kushërinjve ka mbetur i lënduar edhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka go*ditur me m*jet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rre*zikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Baby Boo