Plas grushti në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti


Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha gënjeshtar.

Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka gjuajtur me ujë dhe grusht Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj është përshkallëzuar situata. Përplasja ka kaluar në fizike, teksa është gjuajtur me bidonë, grushte e çadra mes ministrave dhe deputetëve opozitarë.

Kryeministri i vendit po fliste në lidhje me marrëveshjen për deeskalim që ndodhi në Bratisllavë.

Çfarë tha Kurti?

Në të njëjtën kohë e kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për paqe të qëndrueshme… e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javë të fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës, rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë së Kosovës.” – u shpreh ai.

Kujtojmë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të incizimeve që ka publikuar Nacionale gjatë ditëve të kaluara ku evidentohet se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka pasur komunikim me kriminelin Millan Radojiçiq.

Baby Boo