Plas grushti në burgun e Idrizovës, 32 vjeçari përfundon në spital


Një konflikt i përgjakshëm ka ndodhur dje pasdite në burgun e Idrizovës, si pasojë e një zënke verbale.

Sipas policisë, në krahun e pestë (pjesa e mbyllur), ka ardhur deri te një përleshje fizike mes personave të burgosur S.R. 26-vjeç dhe M.E. 32-vjeç, të dy nga Shkupi.

Gjatë përleshjes, M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, që është konstatuar nga ana e mjekut në Klinikën për Kirurgji Makislofaciale.

Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Baby Boo