Plas bom*bola/ Ja e vërteta nga Spitali i Tetovës


Lajmi i liferuar për plasjen e bom*bolës së gazit dhe vdekjen e katër personave në Spitalin Klinik të Tetovës është shpifje dhe nuk ka asnjë të vërtetë rreth kësaj ngjarjeje duke u mbështetur në burime të Spitalit.

Nga Spitali i Tetovës i përgënjeshtrojnë këta lajme duke i quajtur shpifje të ulëta. ” Nuk është e vërtetë se ka plasur bombola dhe ka të vd*ekur. Në mbrëmje është harxhuar gazi dhe në mëngjes e kemi mbushur tani punon dhe s’ka asgjë” thonë nga Spitali për TetovaSot.

Sa i përketë të vd*ekurve ata kanë ndëruar jetë nga Covid 19 dhe nuk janë shkaku i plasjes së bom*bolës së gazit. Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel se në këtë kohë pandemie nuk është mirë të shpifin me lajme të tilla për të krijuar panik dhe kaos tek popullata.

Ndryshe në Tetovë vazhdon të rritet numri i të infektuarëve me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë gjithnjë bën apel që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e virusit./TS

Baby Boo