Planifikimi i familjes si e drejtë e njeriut, 40% e shtatzënive janë të paplanifikuara


Në nivel global rreth 40% e shtatzënive janë të paplanifikuar prej të cilave 50% përfundojnë me abort, u tha në shënimin e ditës botërore të popullsisë, ku këtë vit i kushtohet planifikimit të familjes si e drejtë e njeriut.

“Planifikimi i familjes inkurajon njerëzit si dhe zhvillon kombin. Edhe pse kaluan vite pasi kontracepsioni modern erdhi në botë, akoma ekzistojnë vajza dhe gra të cilat nuk kanë qasje në informacione”,- tha përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Vinton.

“Shtatzënia e paplanifikuar paraqet problem të rëndësishëm publiko-shëndetësor. Me planifikimin e familjes arrihen përfitimet të konsiderueshme shëndetësore ekonomike dhe sociale”,- theksoi mjekja, Brankica Mlladenovic.

Është konstatuar se Maqedonia ende ballafaqohet me sfidën e përmirësimit së qasjes drejt metodave moderne të familjes së planifikuar. Sigurimi i qasjes universale për shërbime shëndetësore për shëndet riprodhues, duke e përfshirë edhe planifikimin e familjes, e përshpejton progresin e shtetit drejt zvogëlimit të varfërisë dhe realizimit të qëllimeve globale zhvillimore.

Baby Boo