Plani qeverisës i Kurtit: Premton buxhet 3 miliardë euro, kërkon edhe …


Mandatari për Kryeministër, Albin Kuti ka paraqitur planin e tij qeverisës, kur ndër të tjera ka premtuar edhe buxhet prej tre miliardë euro, teksa sa i përket Ushtrisë së Vendit, ka premtuar se shërbimi ushtarak do të jetë obligativ.

Ndërsa ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë.

”Do të jemi Qeveri për punëtorët,për punëtorët me shumë të drejta. Paga minimale e orët e punës maksimale do ta mbrojnë dinjitetin e punëtorit. Buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës. Do të evitohen të gjitha shpërdorimet financiare”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti ka premtuar se në Kosovë edhe shërbimi ushtarak do të jetë i obligueshëm.

“Do të kemi shërbim ushtarak në FSK të obligueshëm, i cili do të zgjatë në një periudhë prej tre muajsh”, ka thënë ai.

Baby Boo