Plani i shtëpisë së Bardhë: Së shpejti vaksinohen fëmijët 5 deri në 11-vjeç


Administrata e Biden njoftoi sot planin e saj për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Sipas njoftimit së shpejti fëmijët e kësaj grupmoshe do të marrin vaksinë kundër COVID-19.
Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin tek mjeku ose ndoshta në ambientet e shkollave. Ky njoftim vjen në një kohë që Pfizer pritet që të autorizohet për përdorimin tek fëmijët e vegjël brenda javës, shkruajnë mediat e huaja.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients tha se është duke u përfunduar plani që të sigurohet vaksinimi tek kjo grupmoshë.
Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë tha që të fillonin vaksinimet për grupmoshën 5 deri në 11 vjeç në fillim të nëntorit. Administrata e Biden bleu 65 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, të mjaftueshme për të dhënë injeksione për rreth 28 milionë fëmijë në atë moshë.

Baby Boo