Plani i Halil Kastratit për muajin e shenjtë të Ramazanit, do dhurojë 100 shtëpi (VIDEO)


Shoqata, ‘Jetimat e Ballkanit”, në krye me humanistin Halil Kastratin, edhe gjatë kohës së pandemisë janë duke iu ndihmuar kosovarëve me shujta ushqimore, me pako ushqimore e higjienike. ‘Jetimat e Ballkanit’, madje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pritet që të shpërndajnë edhe 100 çelësa për 100 shtëpi në të cilat do të hyjnë kosovarët që nuk kanë strehë të sigurt.

Në një lidhje direkte për Gazetën Express, Halil Kastrati ka dhënë detaje për punën që janë duke e bërë me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit”.

“Janë afërsisht një mijë shujta që nga fillimi i ramazanit që përgatiten këtu tek ne dhe shpërndahen. Shumicës iu dërgohen nëpër shtëpi. Familjet që janë përreth shoqatës, shumica e kanë orarin e caktuar dhe vijnë i marrin ushqimet. Në shoqatë kemi ba vijat ku mbet distanca. Një kompani na e ka sjellë edhe kabinën e dezinfektimit. Nga fillimi i pandemisë ne brenda Kosovës kemi ndihmu mbi 7 mijë familje me pako ushqimore. Por kemi ndihmu edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Mal të zi. Afërsisht janë 10 mijë familje që i kemi ndihmu me pako ushqimore. Neve me të fillu muaji i Ramazanit në ditën e parë kemi dhënë 15 palë çelësa. Deri në fund të Ramazanit, numri i familjeve që do të bëhen me stres pritet të shkojë deri në 100 shtëpi”, ka thënë Kastrati.

Në vazhdim gjeni intervistën e plotë nga ai.

Baby Boo