Planetet dhurojnë spektakël në qiell

Radhiten në distancë ekzakte nga dielli, fenomeni i rrallë zgjat deri në fund të Qershorit.
Qielli dhuron spektakël. Fenomeni i radhitjes në distancë ekzakte që secili ka nga dielli të Mërkurit, Afërditës, Marsit, Jupiterit dhe Saturnit në vijë të drejtë dhe vrojtimi i tyre me sy të lirë nuk verifikohej prej 2004.

Baby Boo

Edhe Urani e Neptuni vijojnë radhitjen, por për t’i parë duhen përdorur të paktën dylbi, ose edhe teleskop në rastin më të mirë. Dhe në këtë kuadër perfekt të sistemit diellor nuk mungoi edhe sateliti i vetëm i Tokës, Hëna, që dallohej pranë Jupiterit në orët e para të mëngjesit. Fenomeni do të verfikohet serish në vitin 2040, kështu që këto ditë të fundit të muajit Qershor mund të shijojmë ende spektaklin e planetëve të sistemit tonë diellor.