Planet rajonale, platformë për ndjekjen e politikave zhvillimore


Për të pasur informata të sakta se ku dhe çka duhet të investohet në planet rajonale në vend është krijuar platforma digjitale Sirera.mk, e cila mundëson ndjekjen efikase të politikave për zhvillim të barabartë rajonal. Ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski, thekson se kjo do t’i mundësojë qeverisë që t’i detekton problemet dhe nevojat e banorëve dhe më lehtë i zgjidh ato.

“Digjitalizimi në këtë pjesë mundëson jo vetëm neve si shtet në bazë të të dhënave të cilat i marrim të sjellim vendime se sa buxhet dom të ndahet, në cilat sfera dhe në çfarë mënyre do të harxhohen përmes qendrave për zhvillim rajonal. Hapet erdhe mundësi që në qoftë se vërehet diskrepancë në shpërndarjen e mjeteve, në të ardhmen të adaptohen programet të institucioneve të involvuara në pajtim me nevojat, atje ku është investuar më pak, tani të investohet më shumë, me qëllim që të gjithë qytetarët të kenë qasje të njëjtë.”,- deklaroi ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Vlera e përgjithshme e projektit është 5 milion franga zvicerane, prej të cilave 3.3 milion franga janë nga Qeveria e Zvicrës dhe ambasada zvicerane, kurse pjesa e mbetur është financuar nga buxheti i shtetit. Ambasadorja e Zvicrës, Siber Tuter Tehada, pret që me këtë platformë të rritet komunikimi dhe koordinimi në mes institucioneve.

“Zhvillimi i politikave të këtilla dhe strategjive është pothuajse e pamundur pa qasje deri te informatat e nevojshme të cilat na ndihmojnë që të bëhet udhëheqje strategjike dhe hartimi I duhur i politikave, kurse në të njëjtën kohë do të rritet transparenca dhe koordinimi në mes palëve të involvuara. Në bashkëpunim me Programin Zviceran për Bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë Veriore 2021-2024, digjitalizimi është një përparësi e re kryesore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm.”,- u shpreh ambasadorja e Zvicrës në RMV, Siber Zuter Tehada.

Edhe zëvendëskryeministri Bytyqi u shpreh se funksioni i kësaj platforme bashkëkohore është t’i mundëson qeverisë, por edhe institucioneve tjera relevante në procesin e implementimit të ligjit të ri për zhvillim të barabartë rajonal dhe arritjen e vlerës prej 1% nga BPV, si mbështetje për zhvillim të komunave dhe rajoneve.

Baby Boo