Plagosja e 77-vjeçarit gjatë aksionit të RENEA-s, mjekët: Nuk gjetëm plumb


Mjekët në Spitalin e Traumës në Tiranë kanë reaguar për gjendjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika, i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë.

Sipas mjekëve, Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjetën plumb.

“Haxhi Lika kishte vetëm plagë në kokë, nuk i gjetëm plumb. Do ta përcaktojë mjeku ligjor se si është plagosur. Gjendja e tij është stabilizuar.”

Ndryshe nga policia, e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA e qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë.

Gjatë ditës së djeshme gjatë një aksioni të forcave RENEA për arrestimin e dy të dënuarve për vrasje në fashtin Rremas të Divjakës mbeti i plagosur 77-vjeçari Haxhi Lika.

Sipas policisë në banesën e Likës dyshohej se fshiheshin dy të arratisurit.

Baby Boo