Plagosi prindërit në bashkëpunim me të fejuarën, zbardhet dëshmia e djalit: Jam penduar, sherri nisi pas…


Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në Durrës, ku një djalë së bashku me të fejuarën e tij kanë tentuar të vrasin babanë dhe nënën.

25-vjeçari në policia ka treguar të gjithë skenën se si ndodhi ngjarja dhe pse ai mori tentoi që të vriste prindërit.

“Kemi pas konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari mollë sherri mes nesh ishte bere fakti qe unë isha i papunë dhe mbahesha me te ardhurat qe prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Se dyti është bërë shkak edhe fakti qe ata nuk pranonin te fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Sot po shikonim ndeshjen mes Portugalia dhe Marokut kur nisa te grindesha me nenën time fillimisht, në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thike. Ndërkohë u afrua edhe babai te cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shume për këtë veprim fatal”, ka thënë i riu në polici.

Plagosi prindërit me thikë dhe u arratis, vetëdorëzohen në polici djali dhe nusja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit këtë të mërkurë, ku në një familje dibrane, djali 25-vjeçar, ka plagosur me thikë nënën dhe babanë pas një sherri në banesë.

Ai u arratis pas ngjarjes dhe disa orë më vonë, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit bashke me nusen e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1. 25 vjeçari thanë burimet që ka bashkëpunuar edhe me bashkeshorten për të vrarë nënën dhe babanë. I riu, djalë i familjes që ka origjinën nga Dibra, thuhet se ka qenë i papunë.

Baby Boo